Futboll Sport

Andre SILVA “bën” RONALDON/ Portugalia mposht “fëmijët” e Italisë (VIDEO)

Portugalia ka arritur të mposhtë Italinë me shumë ndryshime në ndeshjen e sotme dhe me një moshë mesatare pak më shumë se 23 vjeç, teksa goli i Andre Silva-s në pjesën e dytë ka mjaftuar për t’i dhënë fitoren të besuarve të Santos. Të dyja përfaqësueset kishin shumë mungesa në radhët e tyre, por gjithsesi vendasit ishin më të organizuar dhe si pasojë kanë kontrolluar lojën shumicën e kohës në Estadio da Luz.

Pas një pjese të parë që foli vetëm për portugezët, goli u shënuar në fillimin e së dytës pas goditjes së bukur të Andre Silva-s i cili mposht ish-shokun e ekipit Donnarumma. Italia nuk reagon dhe vendasit vazhdojnë të rrezikojnë portën e italianëve por nuk tregohen të saktë me disa raste të thjeshta për të shndërruar në gol. Gjithsesi Portugalia ka marrë tre pikët e para në grupin 3 të League A.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera Mali i Zi ka mposhtur pa shumë probleme Lituaninë me rezultatin 2-0. Ndërkohë një ndeshje emocionuese në Serbi, teksa vendasit kanë barazuar 2-2 në derbin e Ballkanit me Rumaninë. Suedia dhe Turqia ka qenë një nga ndeshjet më të bukura me ndeshjen që ka përfunduar 2-3 pas dy golave të shënuar në minutat e fundit nga turqit. Andorra dhe Kazakistani kanë marrë nga një pikë në barazimin 1-1 ndërsa edhe Malta me Azerbajxhanin kanë barazuar 1-1.

Related posts

LIVE/ Tirana-Partizani: Derbi i dhuratave, ka startuar supersfida në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

Panucci: Nuk kishim kokë, as këmbë. Lojtarëve u kishte mbaruar benzina

Sadik.Autor

DUEL NË MERKATON E JANARIT/ Milani në garë me Liverpool, kërkohet talenti 20-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment