Futboll Seria A Sport

NË KËRKIM TË NJË MESFUSHORI/ Ja kush është talenti i ri që Interi po kërkon

Ndeshja kryesore e Ligës së Kombeve të dielën ishte ajo në mes Përfaqësueses së Francës dhe Holandës.

Në shkallët e stadiumit Stade de France, ishte edhe një vëzhgues i Interit sytë e të cilit ishin të drejtuar vetëm nga një lojtar.

Mbikëqyrja speciale e 007 zikaltër ishte për mesfushorin Frenkie De Jong, talentin holandez të Ajaxit.

Por, skuadra nga Milano nuk do ta ketë aspak të lehtë të sigurojë shërbimet e lojtarit pasi për atë tashmë ka shfaqur interesim edhe Barcelona.

Vlera e kartonit të 21-vjeçarit është mbi 50 milionë euro.

Në sezonin e fundit De Jong është paraqitur në 22 ndeshje në Eredivisie për Ajaxin, por nuk arriti të gjejë rrugën drejt golit pavarësisht paraqitjeve të mira. /Telegrafi/

Related posts

Raiola ia ofron Napolit, talenti i Juves: Dua të luaj me RONALDON

Isa.Autor

“UNË JAM ZLATAN”/ Ibrahimovic bëhet film. Bomberi suedez interpretohet nga një shqiptar (VIDEO)

Delo.autor

PLAS SKANDALI/ Furtuna e radhës mbi RONALDON, tjetër akuzë për PËRDHUNIM…

Isa.Autor

Leave a Comment