Futboll Sport

INSISTON RAKITIÇ/ Messi më i miri i të gjitha kohëve, ama këtë vit Modriç…

Ivan Rakitic e ka lartësuar Lionel Messin duke e quajtur mbase lojtarin më të mirë të të gjitha kohëve, por ka insistuar se këtë vit Luka Modric meriton çmimet e të qenit lojtari më i mirë në botë.

Mesfushori i Kroacisë dhe Real Madridit, Luka Modric, e fitoi çmimin Lojtari i Vitit i UEFA-s, si dhe është në listën e ngushtë prej tre kandidatëve për çmimin Lojtari më i Mirë i FIFA-s, pas sukseseve duke i ndihmuar klubit të vet ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe Kombëtares të arrijë në finale të Kupës së Botës në Rusi, transmeton Gazeta Express.

Superylli i Barcelonës dhe pesë herë fituesi i Topit të Artë, Leo Messi, megjithatë, për habi është lënë jashtë listës së ngushtë nga FIFA – ndërsa përveç Modricit, në listë janë edhe Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah.

Rakitic është bashkëlojtar i Messit dhe nuk ka aspak dyshime për rëndësinë e 31-vjeçarit në lojën e futbollit, por insiston se Modric këtë vit i meriton çmimet individuale.

“Ekzistojnë arsyeje përse mund të jesh më i miri”, tha Rakitic për gazetarët para ndeshjes së Kroacisë ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve.

“Për mua, lojtari më i mirë në botë në përgjithësi dhe mbase më i miri i të gjitha kohëve është Lionel Messi. Është e thjeshtë, nëntë nga 10 persona do ta thotë të njëjtën”.

“Ama, mendoj se ky vit ka qenë i Lukës, sinqerisht. Mendoj se kjo është diçka që Leo dhe të tjerët e dinë, ai [Modric] i meriton të gjitha çmimet [individuale]|”, theksoi Rakitic.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/insiston-rakitic-messi-me-i-miri-i-te-gjitha-koheve-ama-kete-vit-modrici-574876/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Related posts

“TENTUAM TË AFRONIM MESSIN DHE PIQUE”/ Trajneri Wenger: Ronaldo-n ma “vodhi” Keiroz, Mbappe-së i shkova në…

Delo.autor

PAS NJË AKSIONI FANTASTIK/ Lucas Moura ndëshkon West Ham me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Barça-Valencia, luhet për rekordin 38-vjeçar

Sadik.Autor

Leave a Comment