Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ VLLAZNISË/ Flet trajenri Duro: Një gol na krijoi tentsion, por…

Kukësi arriti një fitore tepër të rëndësishme në transfertë ndaj Vllaznisë. Në prononcimin pas ndeshjes, trajneri i verilindorëve, Shpëtim Duro, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në fushën e lojës duke deklaruar:

“Sot ka qenë një fitore shumë e rëndësishme, ndaj një skuadër që ishte e vendosur shumë mirë. Sot e prisja ndeshje më të vështirë. Duhet ta zgjidhnim më shpejt ndeshjen. Një gol na krijoi tension. Janë gjëra që edhe mund të rrezikohet fitorja.

Duhet të shkonin 2-0 ose 3-0 që pjesën e parë, skuadra ka luajtur shumë mirë. Duhet të ishim më të qetë gjatë ndeshjes, por edhe këto fitoret kështu, kanë bukurinë e vetë.

Vllaznia nuk ka pasur asnjë rast. Kemi shumë ndeshje që po luajmë mirë. Skuadra është e plotë, kondicioni fizik është i mirë. Më prishi punë dëmtimi i Musollit dhe Limajt. Lojtarët që u aktivizuan ishin mjaft pozitive.

A do të doje Karabecin dhe Jashanicën në janar?

Unë kam parë emra në gazetë. Jemi skuadër e kompletuar. Nuk kam qejf të bëjë shumë lëvizje. Nuk kam nevojë. Skuadra është mirë, do shikojmë se çfarë mund të bëjmë.

Kush është skuadra më e fortë pas Kukësit?

Ajo që është në vend të dytë! (Bylis)

Sa i kënaqur jeni me lëvizjet në pjesën e dytë?

Vllaznia ka 2 qendërmbrojtës shtatlartë. Kishim punuar me tërheqjen e Shkurtajt dhe futjen e Ethemit dhe Rrocës. Gjithçka funksionoi mirë dhe skema rezultoi efikasëse. Dalja e Limajt ishte e detyruar. Në pjesën e dytë kalova me 3 në qendër. Lulaj është lojtar taktik, përshtatet mirë me skuadrën, funksionoi shumë mirë, nuk na krijoi asnjë situatë Vllaznia me përjashtim të golit. Musta doli se ishte i dëmtuar.

Related posts

E papritur/ Skënderbeu merr një lajm të keq nga UEFA

Q.Autor

Edgar ÇANI jashtë planeve për Europën, zëdhënësi për shtyp tregon arsyen

Isa.Autor

Formacionet zyrtare, Angli – Kosta Rika

Sadik.Autor

Leave a Comment