Futboll Sport

I MUNDI SKOCIA/ Shqipëria vuajti nga krahët, Odise Roshi tregon muskujt në Itali (FOTO)

Ka qenë një mbrëmje për t’u harruar ajo Shqipërisë në Skoci. Kuqezinjtë vuajtën gjatë 90 minutave ndaj vendasve në një sfidë që nxori në pah shumë vështirësi të Kombëtares sonë. Përpara nisjes së Ligës së Kombeve futbollistët kuqezinj deklaruan se mungesat e Roshit dhe Sadikut nuk do ndiheshin në dy takimet e me Izraelin dhe Skocinë.

Por ndeshja e djeshme tregoi se skuadra jonë kishte mungesë lirie nga krahët dhe një lojtar me eksperiencë si Odise Roshi do t’i jepte shumë qetësi skuadrës në fushë. Pas humbjes 2-0, futbollisti i Akhmat Groznyt postoi një foto në “Instagram” ku tregon se po përgatitet seriozisht për t’u kthyer në fushë në shërbim të klubit rus dhe Kombëtares. Anësori po rikuperohet në Itali.

Pas dëmtimit të rëndë që pësoi në kampionat ku dëmtoi ligamentin kryesor në këmbën e majtë, 27-vjeçari është ngritur menjëherë në këmbë. Por tani ai po jep shenja se po mundohet të fitojë shpejtësinë.

 

Related posts

PAS FITORES/ Guardiola: Mos hiqni kurrë dorë, jeta mund të ndryshojë menjëherë

Delo.autor

RONALDO STËRVITET NË PORTUGALI/ Vendos bastin e pabesueshëm me portierin e ri

Delo.autor

Sulmuesi shqiptar nuk ka të ndalur, shënon tripletë në kampionat

Q.Autor

Leave a Comment