Futboll Sport

PAS FITORES/ Guardiola: Mos hiqni kurrë dorë, jeta mund të ndryshojë menjëherë

Pep Guardiola lavdëroi lojën e lojtarëve të tij të mërkurën mbrëma, pas një fitoreje 2-0 kundër Evertonit, që i pa “qytetarët” të barazohen me pikë me Liverpool, duke marrë vendin e parë. Megjithatë, trajneri katalanas i kujtoi skuadrës së tij se fati mund të ndryshojë shumë shpejt. Skuadra e Jurgen Klopp ka pasur një frenim, me dy barazime në dy ndeshjet e fundit, 1-1 kundër Leicester City dhe West Ham.

Guardiola beson se ngjitja e papritur e Manchester City në krye të renditjes tregon se sa shpejt gjërat mund të ndryshojnë në garën për titullin. Ai thotë se çelësi i suksesit për të tijtë është që të mos heqin kurrë dorë: “Është shumë e mire situata, kemi luajtur një ndeshje tjetër dhe kemi fituar. Kjo është më e mira që mund të bëjmë.

Realiteti është se mund të kemi qenë një muaj më parë 10 pikë prapa, kur kemi luajtur me Liverpool. Pak ditë më parë mund të ishim shtatë pikë prapa, tani jemi në krye të Premier League. Ky është mësimi më i mire në futboll: mos hiqni kurrë dorë! Jeta mund të ndryshojë menjëherë”.

Sfida e radhës për Manchester City është në shtëpi me Chelsea, këtë të diel që vjen. Skuadra e Maurizio Sarrit do të ketë shtatë ditë në dispozicion për t’u përgatitur për udhëtimin në “Etihad”, pas një fitoreje mbresëlënëse kundër Huddersfield Town, fundjavën e kaluar.

“Ne e kemi filluar javën mirë, duke mposhtur Arsenalin dhe Evertonin. Tani kemi një provë të madhe përpara. Chelsea është një ekip i jashtëzakonshëm, i cili ka pasur shtatë ditë për t’u përgatitur. Është me të vërtetë vendimtare kjo fundjavë. Nëse jemi në gjendje t’i marrim këto pikë, atëherë kemi bërë një hap të madh përpara”, – gjykoi më tej Guardiola.

 

Related posts

Kategorisë Superiore/ Golin më të bukur e shënon futbollisti që nuk do luaj më në…

Isa.Autor

MIQËSORJA NDAJ ALANYASPOR/ Ja formacioni zyrtar i Tiranës

Delo.autor

FORMULA 1/ Vettel emocionon me fjalët e tij: Dështova te Ferrari, doja titullin për Schumacher

Delo.autor

Leave a Comment