Futboll Sport

PLAS TEK PSG/ BUFFON në telashe, trajneri Tuchel zgjedh numrin 1 të portës

Bufon mund të pendohet që u transferua te PSG. Tomas Tukel ka bërë zgjedhjen e tij për portierin numër 1 të francezëve. 40 vjeçari Bufon ka qenë zgjedhja e parë në 3 ndeshjet e para të kampionatit.

Portieri tjetër, Areola, është në vitin e fundit të kontratës me PSG, por ai ka zgjedhur të luftojë për një vend në formacion me italianin. “Jam unë që e bëj zgjedhjen. Vendimi nuk është përfundimtar, por i kam thënë Areolës se është në “pole position” për të qenë numri 1.

Ai vjen nga akademia dhe PSG është gjithçka për të. Areola ka pranë një legjendë si Bufon nga i cili mund të mësojë”, u shpreh Tukel. Portieri francez ishte titullar në ndeshjen kundër Gjermanisë dhe bëri një paraqitje spektakolare.

Related posts

Liga e Europës, UEFA cakton gjyqtarin holandez të finales së Lyon-it

Sadik.Autor

Çmendet Mourinho, 140 milionë stërlina për Maguire dhe Alderweireld

Sadik.Autor

NJË NGA SURPRIZAT E SEZONIT/ Wolves rekord historik në Premier League, që prej vitit 2004 asnjë…

Delo.autor

Leave a Comment