Formula 1 Sport

Ferrari njofton largimin e Kimi Raikkonen, ja emri surprizë që do ta zëvëndësoi

Bashkëjetesa mes Ferrari-t dhe Kimi Raikkonen do të mbyllet këtë fund sezoni. Ka qenë vetë shtëpia e Maranello-s që e ka zyrtarizuar me anë të një deklarate për shtyp. “Skuderia Ferrari komunikon se, në fund të sezonit 2018, Kimi Raikkonen do të largohet nga roli i tij aktual.

Gjatë këtyre viteve, Kimi i ka dhënë skuadrës një kontribut thelbësor, si në cilësinë e pilotit ashtu edhe për cilësitë njerëzore. Roli i tij ka qenë vendimtar për rritjen e skuadrës dhe, në të njëjtën kohë, ka qenë përherë një njeri i madh në skuadër”. Lexohet në sajtin e Ferrari-t.

Piloti finlandez Kimi Raikkonen më tej ka njoftuar nëpërmjet profilit të tij zyrtar në Instagram se ka firmosur kontratën e re dy-vjeçare me Sauber Alfa-Romeo: “Jam i lumtur që do të kthehem aty ku nisi gjithçka”. Në vendin e lënë bosh prej tij, pra në krah të Sebastian Vettel do të jetë Charles Leclerc.

Related posts

KUALIFIKIMI ME “RULETË RUSE”/ Penallti perfekte, të gjithë ekspertë tek Laçi nga 11-metra

Delo.autor

E BUJSHME/ Zidane do largohet në fund të sezonit, projektohet kandidati për stolin e Real Madrid-it

Delo.autor

POLEMIKAT ICARDI – WANDA NARA/ Javier Zanetti: Çdo person duhet të respektojë rolin e tij, gjëja më…

Isa.Autor

Leave a Comment