Futboll Seria A Sport

ZIKALTRIT “FËRKOJNË DUART”/ MODRIC i “fiksuar” me INTERIN, ja dëshira e fundit e kroatit

Interi duket se është kthyer në një “fiksim” për Luka Modriç. Siç raporton “SportMediaset” në Itali, ka qenë vetë kroati që i ka komunikuar shokëve të tij në kombëtare, që kërkon të kalojë që në janar tek Interi.

Modriç, i cili është i grumbulluar me Kroacinë, në datë 9 shtator festoi 33-vjetorin, dhe në festën e ditëlindjes, mësohet se i ka komunikuar bashkëkombasve që ka tek Interi, se do të transferohet në Milano, pa pritur fare për verën e ardhshme.

Interi kërkoi që ta merrte edhe në këtë merkato Modriçin, duke qenë se edhe ky i fundit kishte dëshirë për një operacion të tillë, por ishte vetë presidenti i Realit, Florentino Perez, që e quajti të mbyllur këtë çështje, dhe nuk e lejoi kalimin e tij.

Related posts

Roma fiton me 10 lojtarë ndaj Veronas, ‘kërcënon’ Interin për Champions

Q.Autor

SEZON ME LUHATJE/ Vllaznia rigjen Grudën e dikurshëm

F.autor

SPIKAT DUELI MES TOMORRIT DHE BYLISIT/ Kategoria e Parë luan javën e 8-të, ja takimet e sotme

Isa.Autor

Leave a Comment