Futboll Seria A Sport

JO VETËM GOLEADOR/ Pas tre viteve studime: Dzeko diplomohet në Universitetin e Sarajevës

Sulmuesi i Roma-s Edin Dzeko është diplomuar në menaxhim sportiv në Universitetin e Sarajevës. Boshnjaku është vetëm 32 vjeç, dhe ka shënuar 24 gola në të gjithë kompeticionet sezonin e kaluar, por mesa duket ai është duke menduar që tani për hapin e radhës në karrierë.

Gazzetta dello Sport ka zbuluar se Dzeko është diplomuar në menaxhim sportiv nga fakulteti i Sportit dhe Edukimit në Universitetin e Sarajevës.

Ai ka marrë diplomën ditën e hënë, pas tre viteve studime, dhe kjo diplomë i ka hapur rrugën për t’u bërë drejtues kur të varë këpucët në gozhdë.

 

Related posts

VAZHDOJNË KRITIKAT PËR HUMBJEN NDAJ SPAL/ Cassano flet hapur: Ja pse po e urrejnë “Zonjën e Vjetër” në Itali

Delo.autor

ZYRTARE/ Bayern Munich rinovon kontratën me trajnerin Vincent Kompany

F.autor

I kërcënohet karriera: Dëmtimi i Vidalit ishte më i rrezikshëm se sa ishte imagjinuar

Sadik.Autor

Leave a Comment