Futboll Sport

GOLEADORËT NË GJUMË/ Njihuni 10 yjet qe nuk kanë arritur të shënojnë në këtë sezon 

Sezoni 2018-19 sapo ka filluar në ligat e mëdha evropiane. Janë luajtur katër ndeshje në Premier dhe Ligue 1, tre në La Liga dhe Serie A dhe dy në Bundesliga. Shumë herët për të kërkuar rezultate, sepse në shumicën e rasteve kjo ndodh për shkak të fatit të keq, por problemet fillojnë të shfaqen atëherë kur yjet e ekipeve nuk arrijnë të shënojnë. Ja lista me ata lojtarë që nuk kanë gjetur akoma rrugën e rrjetës.

CRISTIANO RONALDO: 7 herë golashënuesi më i mirë i Champions League. Ka luajtur 270 minuta me Juventusin.

DIEGO COSTA: Fituesi i trofeut Zarra (trofe për golashënuesin më të mirë të La Liga) në sezonin 2013-2014, ka luajtur në të tre ndeshjet e La Liga.

GONZALO HIGUAIN: Golashënuesi më i mirë në Serie A gjatë sezonit 2015-16, dha asistin vendimtar gjatë ndeshjes me Romën.

RIYAD MAHREZ: 17 gola dhe 10 asist në vitin e Leicester, akoma nuk ka justifikuar 68 milionët e shpenzuar nga Manchester City.

MESSUT OZIL: Lojtari më i paguar te Arsenal, po mendon largimin nga Londra në Janar.

MARCO ASSENSIO: Ka fituar penallti, dhuruar asist por asnjë gol deri tani.

MAURO ICARDI: Golashënuesi më i mirë në dy sezone të Serie A, po has vështirësi këtë sezon.

PAULO DYBALA: Talenti i madh, që me ardhjen e CR7 po gjen vështirësi për tu aktivizuar, ku ka dy ndeshje që nuk luan.

 

TIMO WERNER: E ardhmja e sulmit gjerman, nuk ka dhënë akoma më të mirën nga vetja këtë sezon me ekipin e Leipzig.

ALEXIS SANCHEZ: I transferuar në Janar, pritej që këtë sezon të shpërthente. Kiliani deri tani ka zhgënjyer pritshmëritë.

CHRISTIAN ERIKSEN: Në 4 ndeshje asnjë gol, statistikë që ka shqetësuar drejtuesit e Tottenham. Pritej më shumë nga danezi, por me shumë mundësi në formën e sivjetshme, mund të ketë ndikuar edhe situata me kombëtaren.

Related posts

EURO 2020/ Gjermania bën “POKER”, Holandën e shpëton penalltia e humbur

Delo.autor

MESSI E SUAREZ “FËRKOJNË DUART”/ Barcelona PROJEKTN rikthimin e NEYMAR në…

Isa.Autor

FINALJA E OLIMPIADËS/ Cunha pëfiton nga një gafë në mbrojtje dhe ndëshkon Spanjën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment