Futboll Premier League Sport

Rrëfehet Lichsteiner: Jam s’i një 28-vjeçar, s’është momenti të them…

Unai Emery nuk e ka preferuar titullar në ndeshjet e para të Premier League, duke i besuar spanjollit Bellerin, por Stephan Lichsteiner nuk e sheh problem serioz. Ai sheh veten në pasqyrë dhe e ka të qartë se duhet të jetë me një tjetër ritëm. Zvicërani, tashmë 34-vjeç, mbërriti tek Arsenali nga Juventusi me parametër zero.

“Në verë mund të shkoja të paktën në 5 klube të tjera, duke marrë garancinë se do të luaja në 47 nga 50 ndeshje sezonale. Ashtu si në 2011-ën, kur shkova tek Juventusi, doja një klub të madh. Po kërkoja një sfidë të re, në një kampionat cilësor, dhe e dija që në fillim që do të luftoja për vendin e titullarit me Bellerin. Nuk e kam menduar asnjëherë tërheqjen, por nëse do ta kuptoj që nuk do të mund ta ruaj nivelin e viteve të fundit, atëherë do të thotë se ka ardhur momenti të them mjaft.”

Gjithsesi, Lichsteiner nuk mendon se ky moment është i afërt.

“Nëse shohim të dhënat, fizikisht jam si një 28-vjeçar. Sigurisht që për mua është e pazakontë që të qëndroj tri ndeshje radhazi në stol, por unë e di që mundësitë do të më vijnë.”

Related posts

“THE BEST AWARDS”/ Shpallet portieri më i mirë, çmimin e fiton… (VIDEO)

Delo.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Motrat e legjendës së NBA flasin për herë të parë: Na u shkatërrua jeta!

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Merret vendimi përfundimtar, ja çfarë do të ndodhë me ndeshjet e Serie A

Delo.autor

Leave a Comment