Futboll La Liga Sport

KAMPIONI I BOTËS/ MESSI porosit pasuesin e Iniestës, por problemi është FIFA

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka kërkuar që klubi katalanas që të blejë gjatë merkatos së janarit mesfushorin e Manchester United dhe kampionin e botës me Francën, Paul Pogba. Raportimi vjen nga Spanja me bindjen se argjentinasi jashtë serie synon të luajë përkrah 25-vjeçarit të United. Kampionët në fuqi të Spanjës bënë katër blerje të reja gjatë merkatos së verës. Malcom, Clement Lenglet, Arthur dhe Arturo Vidal u bashkuan me klubin blaugrana, por Messi kërkon që Pogba gjithashtu të bashkohet me Barcelonën në janar. Gazetari spanjoll Eduardo Inda, njofton se Messi këkron që fituesi i Kupës së Botës, të jetë zëvendësuesi afatgjatë i Andres Iniesta në “Nou Camp”. Maestro i mesfushës u largua nga Barcelona për në klubin japonez, Vissel Kobe gjatë merkatos së verës.

“Messi ka kërkuar blerjen e Pogba, por problemi i Barcelonës është Financial Fair Play. Ata kanë një shans që të afrojnë Pogba në formë huazimi në dimër, me opsionin e blerjes në merkaton e verës së ardhshme”, deklaroi Inda për “Ok Diario”. Pretendohet se Barça është e interesuar të tentojnë afrimin e Pogba në huazim, përpara se të blejë francezin me të drejta të plota në verën e ardhshme. Por kampioni i botës ka rikonfirmuar sëfundmi angazhimin e tij ndaj Manchester United, pavarësisht aludimeve për marrëdhënie të tensionuara mes tij dhe trajnerit Jose Mourinho.

 

Related posts

FUTBOLLISTËT ME DUAR NË KOKË/ Momente paniku në Shkodër, lojtari bie pa ndjenja në fushë

Delo.autor

E BUJSHME/ Igli Tare nuk ndalet, pritet të sjellë tek Lazio nënkampionin e Botës

Isa.Autor

ENDE NUK KA BËRË OPERACION NË GJU/ Ngo operohet më 14 janar, ja kur pritet të kthehet sulmuesi i Tiranës…

Delo.autor

Leave a Comment