Futboll Seria A Sport

RONALDO dhe kodi bardhezi, ja kur i lejohet të bëjë festë portugezit

Ka nga ata që e quajnë stili Juventus, disa të tjerë e quajnë traditë, të tjerë organizim dhe mentalitet fitues. ndoshta është vetëm një përzierje e të gjitha këtyre, që fillon nga 1923-shi, kur Edoardo Agnelli ka marrë presidencën, është zhvilluar me Avokatin, për të arritur te nipi i tij Andrea. Juventus nuk e kërkon, e aplikon. Edhe kur mbyll operacionin e shekullit, duke marrë lojtarin më të fortë mediatik të të gjitha kohërave: Cristiano Ronaldo-n.

Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe pa bujë nga ana e Juventus, teksa gjithë pjesa tjetër e botës është befasuar nga lëvizja e bardhezinjve. Kampionët e Italisë janë mjaftuar me një mesazh në rrjetet sociale për të lajmëruar gjithçka, sepse tek Juventus para gjithçkaje vjen klubi, historia e tij, organizimi, objektivat që duhen arritur dhe më pas ata që bëjnë pjesë në të. Duke përfshirë këtu edhe një kampion si Ronaldo, ndoshta më i forti që ka veshur ndonjëherë fanellën e “Zonjës”. Por, në fund të ditës, është ai që luan tek Juventus dhe jo e kundërta.

Objektivi i klubi ka qenë gjithmonë një: organizim për të fituar ndeshjen e radhës. Qoftë kjo e kampionatit, e Kupës së Italisë apo e Champions League. Nëse ky është stili-tradita-organizimi-mentaliteti, atëherë nuk është për t’u çuditur për faktin që CR7, me përjashtim të ndonjë ndryshimi të minutës së fundit, do të prezantohet si gjithë lojtarët e tjerë, të së shkuarës dhe të tashmes, kampionë apo jo. siç ka ndodhur me Platini, Baggio, Zidane, Higuain apo lojtarë të dorës së dytë.

Sepse klubi është mësuar të organizojë festa të veçantë për të festuar historinë e klubit ose fitoret e ekipit, jo për individët, që janë pjesë e gjithçkaje, por nuk përfaqësojnë gjithçka.

Related posts

GOLASHËNUESI MË I MIRË! Lewandowski fitoi Këpucën e Artë: Jam shumë krenar, duhet të…

F.autor

Plan sekret për të marrë HAZARD/ ZBULONI shifrën REKORD që do të paguajë REALI

Isa.Autor

“TOKIO 2020″/ Sportisti i Kosovës eliminohet nga Lojërat Olimpike, por thyen rekord shtetëror

Delo.autor

Leave a Comment