Futboll Seria A Sport

“DRIDHET INTERI”/ Blerja e bujshme dëmtohet para duelit të Championsit

Lajme të këqija për Interin, pasi Sime Vrsaljko ka dalë nga fushë i dëmtuar në minutën e 19-të në ndeshjen e Kroacisë ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve.

Mbrojtësi i krahut është dëmtuar në gjurin e majtë dhe menjëherë kërkoi të zëvendësohej dhe në vendin e tij është futur Marko Rog i Napolit.

Kujtojmë që ky dëmtim vjen si një “shuplakë” për Interin që të martën do të përballet ndaj Tottenhamit të vlefshme për Champions League.

Një lajm i keq për klubin e tij të ri, teksa Vrsaljko kishte gjithë verën që vuante nga dëmtimet. 26-vjeçari iu bashkua Interit nga Atletico Madrid në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Related posts

“EURO 2020″/ Zbardhet kalendari i ndeshjeve për kuqezinjtë, ja sfidat kualifikuese

Isa.Autor

JUVENTUS-IN E NDJEK FATI I KEQ/ Në ndeshjen ndaj Sasuolos dëmtohen dy lojtarët kryesorë, ja emrat…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ish-ndihmësi i Contes nis aventurën e re, firmos me klubin…

Delo.autor

Leave a Comment