Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/Juventusi i beson ende, rinovon deri më 2021 me mesfushorin gjerman

Sami Khedira dhe Juventusi do të jenë përsëri bashkë. Klubi kampion i Italisë ka njoftuar rinovimin me mesfushorin gjerman deri në vitin 2021. “Për të treguar rëndësinë e tij, vetëm një gjë është e mjaftueshme për të gjithë: pasi arriti 3 vite më parë, ai është mesfushori i Juventusit, që ka luajtur më shumë minuta, 8882 minuta, në të gjitha garat.

Sami është ende një nga pikat referuese të mesfushës së Juventusit, dhe do të vazhdojë të jetë. Marrëdhënia jonë e bashkëpunimit do të vazhdojë deri në vitin 2021″, – informojnë kampionët e Italisë në faqen e tyre zyrtare, duke theksuar se deri më sot, Khedira ka fituar 3 tituj kampioni në Seria A, 3 Kupa të Italisë dhe 1 Superkupë Italiane.

Related posts

(VIDEO) Bologna barazon rezultatin, shënon ish sulmuesi i Milanit

Q.Autor

MERKATO E JANARIT/ Talenti i ri brazilian me klauzolë 60 milionë euro fut në “luftë” Juventus dhe Barcelona

Delo.autor

Etrit Berisha në shitje/ Ja çmimi që ka fiksuar Atalanta për gardianin “kuqezi”

Sadik.Autor

Leave a Comment