Futboll Sport

REFUZOI 5 OFERTA/ Balotelli: Në fund të sezonin kisha qëllime të tjera. Ja pse e bëra

Pas fjalëve të presidentit Rivere, që e ka shfuqizuar kontaktet me Olympique Marseille, që aq shumë kishin tërbuar tifozët e Nice, kundërshtarë historik me mbështetësit e OM, ishte rradha e Mario Balotelli që të merrte situatën në dorë dhe të sqarojë mbarë publikun. Në një intervistë në kanalin televiziv zyrtar të klubit, Balotelli ka sqaruar zgjedhjen e tij për të qëndruar te klubi kuqezi, në përfundim të një vere, gjatë të cilës sulmuesi italian ishte shumë pranë transferimit në disa skuadra.

“Në përfundim të sezonit të kaluar, qëllim im ishte të largohesha. Këtë e dinin si presidenti, ashtu edhe klubi. Gjithsesi atmosfera te Nice ka qenë gjithmonë e mirë, sikurse dhe jeta ime këtu, bashkë me marrëdhëniet me klubin dhe shokët e skuadrës. Kisha edhe një vit tjetër kontratë, kështu që vendosa të qëndroj. Ishte një vendim i imi, sepse askush nuk më thotë çfarë të bëj. Bëj atë që ndjej dhe që dua. Respektoj të gjithë, por vendimet përfundimtare në karrierën time janë gjithmonë të miat”, ka rrëfyer Balo.

Më pas Balotelli ka konfirmuar fjalët e presidentit Rivere mbi ofertat nga Kina, të refuzuara, duke zbuluar edhe rolin e trajnerit Vieira, ish-shok i tij i skuadrës te Manchester City, në lidhje me vendimin përfundimtar: “Kam patur pesë propozime konkrete, mes të cilave edhe atë të Marseille, por nuk di pse u bë e bujshme vetëm kjo ofertë. Në Kinë me deshën, por për momentin nuk dua të shkoj, ndaj refuzova. E dashuroj futbollin dhe objektivi im është që të bëj gjëra të rëndësishme në këto dy vite në kampioantet europiane. Paratë mund tëp resin. Vieira ka ndikuar në vendimin tim përfundimtar me të paktën 80%”.

Related posts

FRIKË TEK BAYERN/ Real Madrid po përgatit ofertën për mbrojtësin gjerman

Isa.Autor

Tare në Rusi, pas lojtarit iranian tani po vëzhgon brazilianin…

Sadik.Autor

VENDI I TITULLARIT/ KLOPP: Atë që bëra me SHAQIRIN e bëj shumë rrallë

Isa.Autor

Leave a Comment