Futboll Gossip Sport

Rrëfehet Melissa Satta: RONALD kush? Mua më hyn në sy vetëm ky SUPER MASHKULL

Për dashurinë, ajo përshkoi gjysmën e Europës: Gjermania, pastaj Spanja, dhe Milano, përpara se të kthehet përsëri në Bundesliga. Për dashurinë, Melissa Satta është gjithashtu gati të tradhtojë Milanin e saj. Por, së pari, ka një sfidë ndaj Juventusit dhe Cristiano Ronaldos. Kjo vjen nga Kevin-Prince Boateng, burri i saj futbollist, i cili ëndërron rolin e një aktori të ardhshëm në Hollywood, sikurse ka zbuluar për “Bild”.

Nëntëdhjetë minuta, që do të luhen në fushën e blertë, Juventus-Sassuolo, por edhe në tribuna, ku të gjithë sytë do të jenë nga Georgina Rodriguez dhe për herë të parë nga e jashtëzakonshmja Melissa Satta. E para është bashkëshortja e Cristiano Ronaldos, ndërsa e dyta partnerja e Kevin-Prince Boateng.

“Gjithmonë shkoja në Sant’Elia, kur jetoja në Cagliari. Isha 15 vjeçe, kam luajtur futboll në “Quartu Sant’Elena” dhe stadiumi ishte një pasion”, – thotë Melissa Satta në një intervistë të shkurtër për mediat italiane, para kësaj ndeshjeje.

A ju pëlqen Cristiano Ronaldo?
Ronaldo kush? Mua më hyn në sy vetëm burri im… (qesh).

Po si lojtar?
Kevin gjithmonë thotë se është lojtari më i fortë në botë. Nëse ai thotë kështu, unë e besoj…

Të dielën pasdite, Kevin-Prince Boateng shkon në Torino?
Këtë sezon po e ndjek kryesisht në transferta. Shkova në Cagliari dhe luajti mirë. Të dielën do të provoj përsëri. Kur shkoj në stadiumin, e di se i sjell fat të mirë…

Çfarë dëshironi për të dielën?
Thjesht që Kevin mund të shënojë sërish dhe ndoshta… të fitojnë.

A do ta rezervonit fanellën e CR7 për djalin tauj, Maddox?
Kevin e pyeti për këtë: a do ta donit fanellën e Ronaldos? Dhe ai u përgjigj: Babi, unë dua fanellën e Sassuolo…

Related posts

NJË SHQIPTAR PJESË E FORMACIONIT/ Ja 11 lojtarët më të dobët të vitit (FOTO)

Delo.autor

“NUK DOJA”/ Futbollisti turk vret të birin e sëmurë me koronavirus në spital

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Kamza: Hasani i kthen “borxhin”, Ngo përmbys shifrat me kokë. Tirana në avantazh (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment