Futboll Premier League Sport

PLAS TEK MAN UNITED/ ​“Rashford duhet të LARGOHET nga ”DJAJTË” sepse aty nuk…

Mbrojtësi legjendar i Liverpoolit, Jamie Carragher, mendon se sulmuesi anglez Marcus Rashford duhet të largohet nga Manchester Unitedi, nëse dëshiron të vazhdojë të përmirësohet si lojtar, pasi që te “Djajtë e kuq” nuk ka vend në ekip të parë.

Rashfordi arriti t’ia sigurojë Kombëtares së Anglisë fitoren në ndeshjen miqësore kundër Zvicrës, duke e shënuar golin e vetëm të kësaj ndeshje. Ai arriti ta godasë me saktësi topin për ta mposhtur portierin e Zvicrës, pas një krosimi të Kyle Walker.

Mirëpo, ai nuk po arrin ta dëshmojë veten në të njëjtën mënyrë edhe në Manchester United, pasi që nuk po arrin të zë vend në formacion të parë. Carragheri nuk mendoj se kjo situatë do të ndryshojë së shpejti dhe për këtë arsye ai e ka këshilluar 20-vjeçarin të transferohet në një klub më të vogël.

“Rashfordi duhet të transferohet në një klub tjetër dhe pastaj të kthehet në njërën prej klubeve më të mëdha. A duhet të largohet nga Unitedi? Unë mendoj se duhet. A është mjaftueshëm i mirë për ta zënë vendin e Lukakus? A është sulmues mjaftueshëm i mirë për të qenë opsioni i parë në Premierligë dhe Ligë të Kampionëve? Mund të mos jetë”, ka thënë Carragher.

“Ai dëshiron të luajë çdo javë. Në pozitën e sulmuesit, ti duhet të jesh i klasit botëror. Rashfordi nuk është i tillë ende, por ai mund të bëhet në moshën 23 apo 24-vjeçare, ashtu siç ka bërë edhe Lukaku. Ai është njëri prej sulmuesve më të mirë në botë”.

“Evertoni mund të jetë lloji i klubit në të cilët duhet të transferohet Rashfordi, jashtë top gjashtës. E di se do të luash çdo javë si qendërsulmues dhe e di se edhe nëse shënon gol për dy javë rresht, mund të shënosh javën e ardhshme”.

Related posts

Thomas Strakosha ndjell “frikë” te Liverpool, Mignolet kërkon garanci tek trajneri Klopp

Sadik.Autor

PRITET NJË MERKATO “SHPËRTHYESE”/ Ja formacioni i krijuar nga yjet që u skadon kontrata këtë verë

Delo.autor

Francë –Itali/ “Gjelat” nuk ndalen dhe shënojnë golin e qetësisë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment