Futboll Sport

EKSKLUZIVE/ Vladimir Gjonaj: EGNATIA e destinuar për Superligën, Panucci po shkatërron kombëtaren

Kategoria e Parë nisi sezonin e 76-të duke prodhuar rezultate surprize ku ndër të tjera ra në sy fitorja e Egnatias në Rrogozhinë kundër Bylisit. Ekipi bardhjeshil ka ofruar në merkato lojtarë cilësor dhe është padyshim një kandidaturë serioze për të synuar Superligën në Grupin B.

Në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al trajneri Vladimir Gjonaj tregon mbi atmosferën në klub dhe ambicjet e sezonit.

INTERVISTA E PLOTË

1-Gjonaj tashmë prej 2 vitesh jeni trajneri Egnatias duke shkruar me gërma të arta emrin në historin e klubit. E sollët në kategorine e parë duke fituar edhe 2 trofe,sezonin e shkuar u pozicionuat të dytët pas Kastriotit. Ky sezon gjithashtu ka nisur mjaftë mirë pasi arritet të fitoninit në takimin e parë kundër Bylisit. Si është atmosfera në ekip?
Kam kaluar 2 vite të mrekullueshme në Rrogozhinë dhe tashmë jam një qytetar i saj, pasi jetoj këtu dhe mundohem të bëj gjithmonë maksimumin. Në vitin e parë arrita ta ngjis Egnatian në Kategorinë e Parë pas shumë vitesh duke fituar 2 tituj, 2 sezone më parë. Vitin e shkuar edhe pse erdhëm një Kategori më poshtë arritëm të ishim konkurues duke u pozicionuar në vendin e dytë. Fitorja më Bylisin më ka shijuar shumë pasi fillimi i mbarë është gjysma e punë aq më tepër ku fiton me një kundërshtarë të fortë. Atmosfera është e shkëlqyër, një arsye më shumë për të arrituar objektivat e klubit.

2- Këtë vit keni bërë një merkato intensive duke ofruar lojtarë cilësor si Karakaci, Dimo, Ibrahimllari, Broshka apo edhe Mikel Canka. Cili është objektivi i klubit?
Në bazë të financave që kemi dhe blerjeve që arritëm të bënim gjatë merkatos klubi është i destinuar për të synuar Superligën. Është kënaqësi të punojë me lojtarët që ju përmendët më lartë, ta bëjnë punën më të lehtë. Është luks të kesh lojtarë të kalibrit si Canka, Dimo apo edhe Broshka.

3-Duke iu referuar merkatos dhe financave të ekipeve kundërshtar kë shikoni si favorit për të dueluar sa i takon ngjitjes në Superligë?
Jemi ende herët por ekipet pretendente janë Bylis, Tomorri, Besa pa harruar Lushnjen e cila ka lojtarë me eksperincë. Do të jetë një garë e fortë ku diferencën do ta bëjnë episodet.

4- Si është atmosfera në Rrogozhinë, e keni patur të letë të punoni me drejtuesit e klubit? Mardhënia me tifozët?
Ka qenë një nder i madh të punojë me drejtuesit e klubit, presidentitn Beqir Nuredini që më ka qëndruar gjithmonë pranë për të ofruar gjithçka për Egnatian. Qyteti jeton me futbollin. Këtë e dëshmojnë interesimet e larta për të ndjekur ekipin si mbrenda ashtu edhe në transfertë. Kam një mardhënie të shkëlqyer me tifozët fantastik të Egnatis të cilët i japin ngjyra ekipit kur luan duke i motifuar lojtarër për të dhën maksimumin.

5- Dikur protagonist në fushë si futbollist sot trajnerë. Cilat janë problematikat e futbollit shqiptar?
Në jetojmë çdo ditë me problemet duke filluar tek terrenet sportive, fushat e stërvitje që mungojnë, arbitrimi që gjithmonë ka qenë një problem i madh. Duhet shumë punë nga instancat e FSHF-së për të garantuar një futboll të apstër ku gara të jetë e ndershmnë dhe pa ndikime.

6-Në fund një koment mbi kombëtren shqiptare në syrin e një trajneri. Gabuan lojtarët apo trajneri Panucci nuk bëri zgjedhjet e duhura në humbjen kundër Skocisë.
Kombëtarja ka nevojë urgjente për të ndryshuar trajner. Panucci nuk ka treguar asgjë me ekipin kuqezi, për më tëpër hodhi në “erë” një projekt fantastik që kishte projektuar De Biazi. Ne nuk kemi nevojë për revulocion, aspak ne thjeshtë duhet të vijojmë rrugën që kishim nisur. Ndeshja me Skocinë ishte një tjetër dëshmi që eksperimentet e Panucci dështuan. E themë me keqardhje, kombëtarja tashmë nuk ka indetitet dhe ka humbur shkëlqimin. Duhet shkarkuar Panucci për të ndalur hemoragjinë që ka kamufluar ekipin kombëtar në këto moment.

Përagtiti:AlpeNews.al

Related posts

U TRANSFERUA NË HUAZIM TEK CHELSEA/ Kovaçiç i thotë lamtumirë Real Madrid

Isa.Autor

ZHBLLOKOHET NDESHJA/ Çelsi kalon në avantazh me… (VIDEO)

Isa.Autor

Nuk u grumbullua me Shqipërinë, mesfushori i shënon super gol Juventusit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment