Futboll Sport

NUK PO LUAN TITULLAR/ Ish-portieri i Inter: Buffon duhet të ishte tërhequr, sepse…

Ish-portieri i Inter Sebastien Frey shprehet se gjithmonë e ka dashur Gigi Buffon por po të ishte ai do të ishte tërhequr nga futbolli. Legjenda e Italisë është larguar nga Juventus kur i mbaroi kontrata, por në vend që të tërhiqej ai ka firmosur një kontratë dyvjeçare me Paris Saint-Germain.

“Dy gjëra nuk kuptoj, nga pikëpamja e Gigi-t dhe e PSG,” shprehet Frey në një intervistë për Gazzetta dello Sport. “E para: pse të marrësh dikë si Buffon kur ke një portier të fortë si Areola? Gjithmonë e kam dashur Gigi-n, ai ka shkruar historinë, por po të isha si ai do të isha tërhequr nga futbolli.

“E dyta, nëse e kanë marrë për të qenë një lider në dhomën e zhveshjes atëherë janë duke paguar shumë… “PSG ka tre portierë që kushtojnë 18 mln euro, dhe ai që paguhet më pak luan.”

Related posts

“EL CLASICO”/ Messi dhe mesfushori De Jong rrezikojnë të mos luajnë ndaj Real Madrid, ja shkaku…

Delo.autor

RIKTHEHET NGA DËMTIMI/ Umtiti frikëson sërish Barcelonën

Delo.autor

Modric: Trajneri më vendosi në pozicionin që më pëlqen më shumë

Sadik.Autor

Leave a Comment