Futboll La Liga Sport

SHËNOI 3 GOLA PËR 7 MINUTA/ Bale: Ja kur e kuptova se u bëra futbollist i madh

“Ka qenë momenti më i lartë i karrierës time, të them të drejtën. Ishte një mundësi e madhe, sepse luanim kundër kampionëve në fuqi të Champions League, në shtëpinë e tyre. Luajta shumë mirë dhe tregova se mund të isha në lartësinë e futbollistëve më të mirë. Që nga ai moment nuk e ktheva më kokën pas dhe besova më shumë në aftësitë e mia,” – këto kanë qenë fjalët e Gareth Bale që kujton ndeshjen kundër Inter në Champions League, ku ai shënoi tre gola me fanellën e Tottenham.

“Kjo është arsyeja për të cilën kam arritur në nivelin ku jam tani. E kuptova se mund të konkurroja në të gjitha nivelet, sepse të shënosh tre gola nuk është e lehtë. Gjeti një besim të madh, të cilin nuk e kam humbur kurrë sot e kësaj dite. Ndaj Inter e kuptova se ishte bërë lojtar i madh,” – shtoi Bale në lidhje me episodin e ndodhur në vitin 2010.

Related posts

BËN KRAHASIMIN E DY KLUBEVE TË SERIE A/ Altafini: Inter është favorit për titullin, por Milan ka një avantazh

Delo.autor

MILAN-VERONA/ Marrin fund dilemat, Ibrahimovic kthehet në seancën e stërvitore

Delo.autor

“EUROPA LEAGUE FOLI SHQIP”/ Presidenti Duka: Sot ishte një Shqipëri futbolli… që jep shpresë

Delo.autor

Leave a Comment