Futboll Sport

BEFASON MOURINHO/ U rrëzova me qëllim në Wembley – ishte simulim i bukur, por jo penallti

Jose Mourinho ka pohuar se u rrëzua qëllimisht në Wembley të shtunën e kaluar, në mënyrë që t’i jepte mediave material për të shkruar diçka për të.

Trajneri i Manchester Unitedit u rrëzua në tokë pasi e kurthoi këmbët në litar teksa po ecte drejt hyrjes VIP para ndeshjes së Anglisë kundër Spanjës në Ligën e Kombeve, transmeton Express.

I pyetur rreth këtij incidenti të premten në konferencë për mua, Mourinho e shpjegoi të tërë atë dhe këmbënguli se e gjitha ishte e qëllimshme.

“Njerëzit më telefonuan dhe më kërkuan të rrëzohem në Wembley sepse kanë nevojë për lajme për mua. Prandaj, e bëra qëllimshëm”, pohoi Mourinho.

“Ishte simulim i mirë! Telefonat i mbrojta. Nuk pati penallti, mbase karton i verdhë”, tha ai

Related posts

ALARMI FALS/ Klauzola e RONALDOS vazhdon të jetë 1 miliardë euro

Isa.Autor

TENSIONE TEK PSG/ Mbappe i prerë me Al-Khelaïfi: Dua të LARGOHEM drejt…

F.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Partizani ndërpret bashkëpunimin me mesfushorin… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment