Albanian Stars

Aventurë e re për Fabio Sakaj, firmos me Racing Fondin

Pas falimentimit të skuadrës së Modenas e cila për shkak të problemeve financiare u tërhoq nga Lega Pro ka ardhur momenti që edhe futbollistët e kësaj skuadre të gjejnë destinacione të reja për të vazhduar karrierën. Pjesë e Modenas në këtë sezon ka qenë edhe talenti shqiptar Fabio Sakaj.

Mesfushori 19-vjeçar i cili është grumbulluar edhe në kombëtare U-19 dhe U-21 të Shqipërisë i mbetur pa skuadër, ka firmosur zyrtarisht me Racing Fondin, klub që gjithashtu militon në Serinë C, kategorinë e tretë italiane. Lajmi u bë ditur nga vetë skuadra e Fondit në faqen zyrtare, ekip që për momentin pozicionohet në vendin e 14-të të grupit C me 18 pikë të grumbulluara në 17 javë.

Related posts

Tare, drejtori më i mirë sportiv i vitit edhe nga SportItalia

Q.Autor

Mbrojtësi i kombëtares mbështet kanditaturën e Armando Dukës, suksese “Bigboss”“

Q.Autor

Rikthehet Elvis Kabashi, ja ku ka përfunduar ish-lojtari i kombëtares

Q.Autor

Leave a Comment