Futboll Seria A Sport

De Rossi nuk ka asnjë dyshim: Kjo Romë është e fortë, ne mund të fitojmë

Humbja e fundit ndaj Milanit ka nënvizuar një fillim jo të shkëlqyeshëm të sezonit për Romën, por kapiteni Daniele De Rossi donte të siguronte tifozët, duke theksuar vlerën e blerjeve të reja dhe ngritjen e përgjithshme. I intervistuar nga “Il Romanista”, mesfushori veteran e rinovon dashurinë e tij për këtë klub:

“A e dini se çfarë do të thotë të jesh një flamur i Romës? Kjo do të thotë përgjegjësi e madhe. Në të kaluarën kam pasur oferta. Kjo ka ndodhur kur ishim në prag të falimentimit, ose kur gjërat nuk shkonin si duhet. Gjithmonë e kam pasur të gatshme përgjigjen: Unë jam i Romës. Kjo, në kuptimin e pronësisë së tifozëve të Romës. Pra, Daniele De Rossi është në pronësi të tifozëve verdhekuq”.

Shumë fytyra të reja kanë ardhur merkaton e kësaj vere, të cilat duhet ta dëshmojnë veten ende. De Rossi ka gjykimin e tij: “Ka shumë prurje, por ato duhet të integrohen me grupin. Ky është një grup i shëndetshëm, që i ndihmon lojtarët e rinj, i përqafon dhe i mirëpret ato. Pastaj janë idetë e trajnerit, drejtorit, presidentit, të cilat duhen materializuar nga të gjithë së bashku. Unë e di se grupi është atje, se këta të ardhurit e merkatos së verës janë të fortë, se skuadra është kompetitive, që mund të fitojë”.

Related posts

Tatuazhi i Bernardeschi; një “13” për të kujtuar Davide Astori

Q.Autor

PIKANTE/ Lojtari i PARTIZANIT sfidon DELE ALLI me festimin e famshëm (FOTO)

Isa.Autor

“MË JEP FORCË NGA ATJE LART”/ LeBron James thyen heshtjen për Bryant: Kujdesu për mua në këtë mision!

Delo.autor

Leave a Comment