Futboll Seria A Sport

Ka dalë “huq” në 3 ndeshje/ Trajneri i JUVENTUSIT vë “bast” për RONALDON

Juventus do të kërkojë të shkëputet nga rivalët në Serinë A në ndeshjen e nesërme ndaj Sassuolos.

Bardhezinjtë deri më tani kanë kryer detyrën përballë kundërshtarëve në tre javët e para të kampionatut italian. Më tepër sesa fitorja e “Zonjës së Vjetër” vlen pyetja nëse Cristiano Ronaldo do të lërë shenjën e tij të parë në Itali. Portugezi është lojtari që ka regjistruar më shumë tentativa për të shënuar se çdo futbollist në ligat kryesore europiane.

Por në konferencën për shtyp, trajneri i kampionëve të Italisë Massimilano Allegri dha fjalën se Cristiano Ronaldo do të shënojë nesër. Krizën e gjetjes së golit e vuan dhe sulmuesi tjetër i Juventusit Paulo Dybala, që deri më tani nuk ka shënuar, por konkurenca brenda skuadrës si diçka produktive nga Allegri.

“Cristiano ka punuar fort dhe mendoj se e diela do të jetë dita e tij. Besoj se Cristiano e meriton të fitojë çmimin “Lojtarit më të mirë në botë” nga FIFA, edhe pse Modric ka patur një vit fenomenal gjithashtu”, u shpreh tekniku i Juventusit.

Related posts

“TOKYO 2020″/ Fatura ekonomike e Olimpiadës, ja shuma marramendëse e shpenzuar me ZERO fitim

Delo.autor

COVID-19/ 72 basketbollistë të infektuar, NBA mendon ndërprerjen e kampionatit

Delo.autor

“SAPO KAM FILLUAR NXEHMJEN”/ Ibrahimovic dëshiron të qëndrojë te Milan: Nuk jam si ju, kam luftuar gjithë jetën

Delo.autor

Leave a Comment