Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Real Madrid mposht Interin dhe mbyll grupin në vendin e parë

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Interit me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Mbretërit me këtë fitore siguruar pozitën e parë në grup, ndërsa zikaltërit mbetën të dytit.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Interi me Nicolo Barellan që në minutën e 9-të.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 17-të, kur Toni Kroos gjuan nga distanca duke e mposhtur Samir Handanovicin.

Ishte një gol i bukur nga gjermani, i cili pothuajse gjithmonë shënon gola të bukur.

Pas golit Reali kishte edhe dy raste, në këtë pjesë lojë me Luka Jovic dhe Rodrygo, por asnjëri nuk ishte i saktë.

Pjesa e dytë nuk solli shumë raste, ndërsa në minutën e 63-të ishte Nico Barella që u ndëshkua me karton të kuq.

Në minutën e 79-të, ishte Marco Asensio që shënoi pas një pasimi të Dani Carvajal për 2-0.

Ndeshja u mbyll me fitoren e Realit.

Related posts

“A KENI SHANSE TI SHENONI CITYT?” Gazetari shqiptar shkakton të qeshura në konferencën e Interit

F.autor

Real Madrid projekton merkaton e verës, ja emrat e “nxehtë” në orbitën e “galaktikëve”

Sadik.Autor

PRISHET FESTA E MADHE E TITULLIT/ PSG mposhtet me goleadë nga Lille

Delo.autor

Leave a Comment