Futboll Sport

Duka i sigurtë/ S’ka “prerje kokash”, kombëtarja është në lojë për kreun e grupit

E ka bërë një status, me mezash të qartë, në mbështetje të trajnerit të kombëtares, Christian Panucci. Nuk e ka pritur mirë e kritikave pas humbjes 2-0 ndaj Skocisë, në fushën e kësaj të fundit. Megjithatë, ka dashur ta përforcojë mendimin e tij si kreu i futbollit shqiptar përmes një interviste për TV Klan. Armando Duka “votëbeson” zgjedhjen e tij në krye të kuqezinjve:

“Sulmi ndaj trajnerit, ndaj një njeriu të vetëm, më duket i orkestruar, i dirigjuar. Çdo skuadër ka limitet e veta, ka fatin e vet. Pra, do të arrijë një rezultat jo vetëm nga përgatitja dhe performanca e skuadrës, por edhe nga fati, kështu që Panucci duhet të vazhdojë. Kjo është loja, ky është futbolli, duhet të tentosh maksimalisht të përmirësohesh.

Vetëm në momentet që armatën që ke nuk mund ta përmirësosh, atëherë mund të bësh ndryshime. Të humbësh një ndeshje me Skocinë nuk do të thotë se duhet të presësh koka. Patjetër, ne duhet të bëjmë analiza, duhet të kuptojmë se ku i kemi defektet sportive dhe jo të kalojmë në emocione luftarake.

Të metat e vërejtura duhet t’i korrigjojmë për të ardhmen. Ne nuk lëvizim nga objektivi ynë për të qenë të parët e grupit dhe për të tentuar një kualifikim në Europian, edhe nga kjo mundësi. Steka tashmë është e lartë dhe të gjithë presin nga kombëtarja”.

Related posts

NUK DO TA BESONI/ Ja kush do ta zëvëndësojë GATTUSON, është trajnerë i MADH

Isa.Autor

Inter nuk ka para, Reali gati t’i rrëmbejë një yll

Sadik.Autor

MILAN-TORINO/ Pas një aksioni spektakolar, Leao finalizon me gol dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment