Futboll Kategoria Superiore Sport

COVID-19/ Mungon ambulanca prej situatës alarmante, Skënderbeu humbet ndeshjen në tavolinë

Situatë alarmante në vendin tonë për sa i përket personave të prekur me Koronavirus. Plot 495 raste të reja pozitive u regjistruan ditën e sotme. Një ndër vendet me numrin më të lartë të rasteve aktive me Koronavirus është edhe Korça, plot 713 raste aktive në qytetin juglindor, duke shkaktuar një kaos të vërtetë.

Kjo situatë është duke ndikuar në mënyrë të drejpërdrejtë edhe te futbolli. Ditën e sotme në orën 14:00, ishte planifikuar të zhvillohej ndeshja e parë e kampionatit të femrave mes Skënderbeut dhe Apolonisë, por për shkak të mungesës së ambulancës, kjo ndeshje nuk u zhvilluar dhe ekipi korçar e humbi takimin në tavolinë.

Zyrtarët dhe ekipet zbritën në fushë, duke pritur 45 minuta, siç e kërkon rregullorja, por ambulanca nuk u mundësua, teksa skuadra fierake në bazë të rregullores e fiton ndeshjen 0-3 në tavolinë.

Related posts

Mohamed Salah shkëlqen me 4 gola në fitoren e thellë të Liverpoolit kundër Watfordit

Q.Autor

Kualifikimi dramatik i Kolumbisë, 2 tifozë ndërrojnë jetë nga infarkti

Isa.Autor

KRITIKON ASHPËR MESFUSHORIN PERISIC/ Legjenda Blazevic: Duhej marrë prej veshi për t’u vaksinuar…

Delo.autor

Leave a Comment