Futboll Seria A Sport

FITORE ME VUAJTJE/ Napoli “kap” Juventusin falë Lorenzo Insignes (VIDEO)

Napoli, pas humbjes 3-0 të pësuar në javën e tretë të kampionatit në fushën e Sampdoria-s, është kthyer te fitorja pasi ka mundur 1-0 Fiorentina-n në “San Paolo” mbrëmjen e sotme.

Ka qenë një fitore e vuajtur për skuadrën e Carlo Ancelotti-t, që ka arritur të zhbllokohet vetëm kur kishin mbetur 11 minuta para fundit të takimit.

Një zhbllokim që ka ardhur falë një kombinimi të dyshes Milik-Insinge. I pari ka dhënë asistin, teksa i dyti ka dërguar topin në rrjetë dhe i ka dhuruar tri pikë të rëndësishme napolitanëve, të cilët kanë kapur përkohësisht Juventus-in në kreun e renditjes.

 

Related posts

KATEGORIA SUPERIORE/ Tirana dhe Kukësi përplasin “brirët”, në fushë dhe Vllaznia

Delo.autor

VIDEO/ I driblon dhe turpëron të gjithë, e pabesueshme çfarë bën ‘Messi’ i ardhshëm i Realit

Q.Autor

VIDEO/ Milan i pamëshirshëm ndaj SPAL, shënon edhe golin e katërt

Q.Autor

Leave a Comment