Futboll Seria A Sport

“DUA QË MILAN TË SHKOJË SA MË LARG”/ Hernandez: Duhet të përmirësohemi nga sezoni i fundit

Me 7 gola nEE sezonin e kaluar ishte ndër golashënuesit më të mirë të skuadrës dhe falë paraqitjeve të tij ndezi interesin e shumë klubeve. Teo Hernandez do të vijojë të jetë pjesë e Milanit dhe natyrisht një nga kolonat e ekipit. Ky që do të nisë pas pak mund të jetë sezoni i konfirmimit të mëtejshëm të francezit, i cili ditën e djeshme ka dhënë edhe një intervistë për televizionin e klubit kuqezi.
teoo
Si ndiheni në këto ditë të para stërvitjeje?
Shumë mirë dhe jam kthyer me dëshirë të madhe. Tani që po stërvitem, mendoj vetëm për rikthimin në fushë për ndeshje. Mezi po pres për të luajtur ndaj një rivali, megjithatë deri të shtunën tjetër kur të luajmë kundër Monzës ka ende kohë.

Po skuadra si ju duket?
Ndjesitë janë të mira. Personalisht m’u bë qejfi që i takova shokët, stafin, trajnerin dhe Paolo Maldinin. Kam dëshirë të madhe për kampionatin, sepse më ka marrë vërtet malli.

Si ishte rikthimi në fushë?
Pas tri javësh pushim nuk është e lehtë të përqendrohesh menjëherë, por për fat jemi të gjithë mirë e pa dëmtime e tashmë po hedhim hapat e parë për sezonin e ri. Duam të kemi një formë sa më të mirë kur të nisin ndeshjet e rëndësishme.
teo
Çfarë komentesh keni për sezonin e kaluar?
Nuk mund të themi se ishte një sezon i keq, por ja që tashmë ka kaluar e nuk mund të bëjmë më asgjë për të përmirësuar. Në këto momente ka rëndësi puna për të ardhmen. Së shpejti do të nisë sezoni dhe kam besim se mund të përmirësojmë ndjeshëm rezultatet tona.

Si i gjykoni paraqitjet tuaja në vitin e parë në Serinë A?
Mendoj se ishte pozitiv. Bëra disa gola dhe dhashë disa asiste, megjithatë synoj të bëj akoma më mirë sivjet. Le të shohim se çfarë do të ndodhë.
teo hernandez
Nga stafi mjekësor ka thashetheme se jeni mes lojtarëve më në formë aktualisht.
(Qesh) Jam i lumtur nëse është vërtet kështu, por nuk kam bërë asgjë deri tani. Duhet të fokusohem te puna e të vazhdoj të stërvitem siç kam bërë gjithmonë. Jam shumë i lumtur me shokët dhe për faktin që jemi rikthyer të stërvitemi.

Çfarë prisni nga sezoni i ri?
Përpara na presin shumë sfida dhe do të jetë interesante. Uroj që të mbërrijmë sa më larg të jetë e mundur në kompeticionet ku do të marrim pjesë e që të mbyllim sezonin me një renditje më të mirë sesa ajo e vitit të kaluar.
Tifozet e Milanit
Tifozët ju kanë mbështetur gjithmonë. Keni ndonjë mesazh për ta?
Përkrahja e tyre është shumë e rëndësishme dhe më lumturon. Tifozët i falënderoj sepse na mbështesin shumë. Janë gjithmonë me ne dhe uroj që të festoj sa më shpejt me ta në “San Siro”.

Related posts

STATISTIKA E VEÇANTË/ Milan-Inter hyn në histori, bëhet derbi i tretë që…

F.autor

HISTORIKE NË KËRCIM ME SHKOP/ Atleti Suedezi Duplantis thyen rekordin 26-vjeçar të Sergei Bubkës

Delo.autor

MOTO GP/ “Doktor” Rossi optimist për Barcelonën: Këtu kam triumfuar 8 herë

Delo.autor

Leave a Comment