Bundesliga Futboll

E ardhmja e Robben, Bayern po zien nga kjo çështje

Në radhët e Bayern Munich gjatë muajve të fundit po zien çështja e dy lojtarëve më të përfolur, Franck Ribery dhe Arjen Robben, kontratat e të cilëve përfundojnë në verën e këtij viti. Megjithatë, për Arjen Robben duket se vendimi përfundimtar është marrë.

A do të qëndrojë apo nuk do të qëndrojë Arjen Robben te Bayern Mynich? Me sa kuptohet, holandezi do të qëndrojë vetëm për një tjetër vit, pra deri në përfundim të sezonit 2018-19. 34-vjeçari do të qëndrojë vetëm për një vit në radhët e bavarezëve siç raporton “Bild”.

Duke parë që edhe Franck Ribery ka arritur që të zgjasë kontratën e tij për të ardhmen, ky do të quhet muaji i pokerit për lojtarët e së njëjtës natyrë. Vitin e ardhshëm Bayern do të ketë një përbërje të gjerë lojtarësh, pasi veç konfirmimit të Ribery dhe Robben, Gnabry dhe Coman do të jenë alternativa reale për krahët e mesfushfushës ofensive.

Por, për të ardhmen e lojtarëve dhe aktivizimin e tyre vitin e ardhshëm do të jetë trajneri i ri ai që do të vendosë. Megjithatë, ende nuk është asgjë e qartë, në Mynih të gjithë presin një zyrtarizim nga ana e klubit për t’i dhënë fund kësaj çështjeje.

Related posts

SFIDA NDAJ WOLFSBURG/ Pritet “mur” ndaj gjermanëve, ja formacioni i mundshëm i Kukësit

Delo.autor

E ARDHMJA E YLLIT ARGJENTINAS NË UDHËKRYQ/ Higuain: Vullneti është të…

Delo.autor

ANTONIO CONTE KËRKON PËRFORCIME/ Marotta “mesazh” trajnerit: Në janar…

Delo.autor

Leave a Comment