Futboll Sport

Kukësi fitoi ndaj Teutës/ CUNGU thirrje GJICIT: Djemtë e meritojnë një shpërblim

Armando Cungu, trajneri i Kukësit në një prononcim për Supersport pas ndeshjes me Teutës është shprehur se lojtarët luajtën shumë mirë dhe në të njëjtën kohë ka thënë se çunat e meritojnë një premio nga presidenti Safet Gjici.

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme, por edhe ndaj Teutës, sepse është më e fuqishme sesa dy sezonet e fundit. Në fakt unë nuk i lamë hapësirë kundërshtarit në fushë, patëm edhe mundësi për të shënuar edhe të dytin, por Teuta në 20 minutat e fundit në vuri në vështirësi. William është lojtari i ardhur këtë sezon dhe ai luan në 3 pozicione. Kjo është një risi se nuk e kisha përdorur asnjëherë si mbrojtës i majtë. I gjithë ekipi ka luajtur shumë mirë dhe jam i kënaqur.

Nëse vazhdojmë kështu, ekipi ka luajtur mirë, por edhe Reginaldo nuk ishte futur akoma në lojë. Reginaldo është shumë i dobishëm, por është shumë pak për të shënuar. Do të preferoja të shpërndahet gjeografia e golave. Kemi diskutuar për mbarëvajtjen e ekipit me Gjicin, ndërsa për premion i takon presidentit dhe çunat e meritojnë një shpërblim me këtë performancë”.

Related posts

SFIDA NDAJ SPARTA PRAGUE NË EUROPA LEAGUE/ Pioli publikon listën e lojtarëve, ja kush rikthehet në grumbullim…

Delo.autor

RONALDO I SHQIPËRISË/ GREZDA zbulon FAJTORIN e humbjes ndaj Izraelit

Isa.Autor

Dikur luante tek United, sot Evra pranon t’i bashkohet gjigandit turk

Q.Autor

Leave a Comment