Futboll Sport

“TËRMET 7 BALLËSH/ PSV sinjal Barcelonës, “breshëri” golash ndaj Den Haag

PSV Eindhoven shkëlqen në Eredivisie vetëm 3 ditë para sfidës ndaj Barcelonës në Champions League. Një fitore e bujshme ajo e skuadrës së Mark Van Boomel në transfertën ndaj ADO Den Haag. Për të arritur suksesin e 5-të në këto 5 javë të para PSV-ja bombardoi kundërshtarin me një breshëri golash.

Përfundoi 0-7 në favor të kampionëve në fuqi të Holandës të cilët në 5 javët e para jo vetëm që kanë grumbulluar pikë të plota por kanë një goleavarazh të frikshëm 21-3 në favor.2 gola nga Lozano, dy të tjerë nga Pereiro por edhe finalizimet e De Jong, Gutierrez e Bergwijn, vendosën fatet e një sfide që mori drejtim që në fillim.

Related posts

NGA ANCELOTTI TEK MOURINHO/ Ish-mbrojtësi Cole: Ja çfarë kam mësuar nga këta trajnerë

Delo.autor

Dëmtimi në kofshë, Llallana: Nuk do më ndaloj të shkoj në Rusi

Sadik.Autor

“MAGJIA” E MESSIT/ Shihni 15 super golat e tij në sezonin 2018-2019 (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment