Boks Sport

SPEKTAKOLARE/ Nuk ka “paqe”: Meksikani Alvarez kurorëzohet “mbreti i boksit”

Njëra prej ndeshjeve më epike të boksit ka përfunduar në mënyrën më të jashtëzakonshme. Saul “Canelo” Alvarez është shpallur kampion absolut i botës në kategorinë e peshave të mesme me vendim të ndarë. Meksikani fitoi takimin e dytë ndaj kazakut Gennady Golovkin me rezultatin 114-114, 115-113, 115-113.

Ndryshe nga takimi i parë ku 28-vjeçari meksikan zgjodhi të qëndronte më i tërhequr këtë herë doli në sulm të hapur ndaj 36-vjeccarit nga Kazakistani duke fituar raundin e 10-të, 11-të dhe 12-të.

Më pas Golovkin arriti të merrte kontrollin e ndeshjes, por pa arritur të garantojë fitoren.

Kjo ndeshje zhvillohej në kuadër të unifikimit të titujve WBA,WBC dhe IBO. Përballja e dytë midis Alvarezit dhe Golovkinit u konsiderua njëra prej ndeshjeve më të mëdha në historinë e boksit.

 

Related posts

DRAMË NË MOTOGP/ Aksidentohet rivali, Marquez fiton në xhiron e fundit (VIDEO)

Delo.autor

APELI SPANJOLL KONFIRMON DËNIMIN/ Nuk kanë fund telashet për Messin, ja vendimi i fundit për argjentinasin…

Delo.autor

U SHPALL KAMPION I EUROPËS/ Dikur ëndërronte të takonte Gerrardin, sot talenti ka fiton Championsin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment