Futboll Seria A Sport

TIFOZËT NË FESTË/ FATURIME, MARKË dhe RANKING, MILANI kërkon “G8” e futbollit

“Projekti i fondit “Elliot” do të zgjasë nga 3-5 vite”, ishte kjo deklarata e Paolo Skaronit në intervistën e fundit për “La Gazzetta Dello Sport”. Presidenti kuqezi dha disa detaje, por nuk është mister që pronarëve të rinj të Milanit nuk u mungon ambicia për të synuar majën. “Për reputacionin e tyre dhe të mirën e klubit”, do të shtonte Skaroni.

Strategjia e “Djallit” synon ringritjen dhe kthimin në elitë, me kuqezinjtë që pas pesë vitesh duhet të renditen mes tetë ekipeve më të mëdha në Kontinentin e Vjetër. Afrimi i Ivan Gazidhisit synon sistemin e llogarive, teksa marketingu duhet të shtojë potencialin e klubit në merkato. Logoja e Milanit ofron shumë në këtë aspekt, por drejtuesit e rinj synojnë rivlerësimin e markës, me Milanin që do të rikthehej kështu edhe në një superfuqi komerciale në nivel global.

 

Related posts

Çmendet komentatori islandez, shikoni euforinë pas penalltisë së pritur ndaj Messit (VIDEO)

Sadik.Autor

STATUJA MË E SHËMTUAR SE E CR7/ Shikoni reagimin epik të David Beckham (VIDEO)

Delo.autor

Katrina Maria, tifozja seksi e Manchester United (FOTO+16)

Q.Autor

Leave a Comment