Futboll Premier League Seria A

Mourinho jep urdhër, kërkon mbrojtësin e Juventus…

Manchester United është futur në garë për të marrë mbrojtësin e majtë Alex Sandro, duke e vënë në qendër të objektivave të merkatos. Jose Mourinho mendon se braziliani i Juventus mund të zgjidhë problemet që ka skuadra e tij në të majtë të mbrojtjes, pavarësisht se paraqitja e Ashley Young dhe Luke Shaw ka njohur rritje të vazhdueshme. “The Mirror” shkruan se trajneri portugez i ka këshilluar drejtuesit e “djajve” të paguajnë rreth 55 milionë euro, shifra që Juventus pretendon për futbollistin që bleu nga Porto për 25 milionë euro, dy vjet më parë.

The 26-year-old Brazilian is also attracting interest from French giants Paris Saint-Germain 

Teorikisht, Manchester United do të rrisë presionin për blerjen e Sandro në verën e ardhshme, por do të përballet edhe me konkurrencën e Chelsea. Londinezët, sipas dëshirës së trajnerit Conte, synojnë ta marrin 26-vjeçarin që gjatë merkatos së janarit, por ende nuk kanë nisur bisedimet me “Zonjën e Vjetër”, si pasojë e pretendimeve të mëdha financiare që kanë kampionët e Italisë. Flitet gjithashtu se edhe Paris Saint-Germain admiron Sandro. Ai ka luajtur 20 ndeshje me Juventus, në të gjitha veprimtaritë, gjatë këtij sezonit, duke shënuar një gol…

Related posts

Arrestohen 25 tifozë anglez, shkaktojnë trazira në Amsterdam

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ E kërkojnë disa skuadra angleze, Werder Bremen vendos çmimin “e kripur” për Rashicën

Delo.autor

NUK I BESOI SYVE/ Shikoni festën e 16-vjeçarit pas golit me Barcelonën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment