Futboll Seria A Sport

Ronaldo zhbllokohet pas 344 minutash, Juventus mund me vështirësi Sasuolon (VIDEO)

Më në fund “zgjohet” edhe Cristiano Ronaldo, pas 344 minutash! Portugezi ka shënuar dy herë ndaj Sassuolo, golat e tij të parë në Serie A, duke i dhënë “Zonjës së Vjetër” fitoren 2-1, të katërtën radhazi në këtë kampionat, ku kryeson si e vetmja skuadër me pikë të plota.

Për kampionët e Italisë problemi i vetëm deri tani kishte qenë se blerja 100 milionësh Cristiano Ronaldo nuk kishte gjetur ende golin e parë, por në minutën e pestë të pjesës së dytë, “CR7” shënoi, pasi u gjend në vendin e duhur, në momentin e duhur, pas gabimit të Ferrari, gjatë një goditje nga këndi.

Pas 15 minutash, Ronaldo shënoi sërish duke hipotekuar suksesin e bardhezinjëve.Deri tani, pas katër ndeshjesh në Serie A, “Topi i Artë” ka shënuar dy gola pas 30 goditjeve drejt portës kundërshtare. Në minutën e parë shtesës, Khouma Babacar ngushtoi diferencën për miqtë, por pa arritur të prishë festën e Juventus.

Në ndeshjet e tjera të luajtura në Serie A, Genoa fitoi 1-0 ndaj Bologa, që ende nuk e ka gjetur golin e parë në Serie A, ndërsa Udinese dhe Torino u ndanë në barazim 1-1.

 

Related posts

NUK NDALET ME AFRIMET NË MERKATO/ Pejiç drejton manovrën, Kukësi hedh sytë nga Italia për trajner

Delo.autor

Spektakli i tribunave nuk mbetet pas, ja disa nga imazhet më të bukura nga finalja e Moskës (FOTO)

Isa.Autor

Humbja ndaj Udineses, Spalletti flet i zhgënjyer pas ndeshjes

Q.Autor

Leave a Comment