Futboll Seria A Sport

Një tjetër ndeshje e madhe/ Cancelo: Dua vetëm të përmirësohem, punoj fort që…

Në fitoren 2-1 të Juventus ndaj Sassuolo-s kishte një ndjesi portugeze në Allianz Stadium gjatë pasdites së diel, dhe jo vetëm për shkak të golit të parë të Cristiano Ronaldo-s.

Joao Cancelo ishte një tjetër lojtar kyç i bardhezinjve, me shpejtësinë e tij dhe driblimet e palodhura që i kanë shkaktuar jo pak probleme Sassuolo-s, megjithëse në fillim nuk ishte planifikuar të luante nga minuta e parë.

“De Sciglio kishte dhimbje gjatë nxehjes dhe prandaj luajta unë,” shprehet Cancelo.“Isha gati, gjithmonë jam. Punoj fort çdo ditë që të luaj.” Cancelo gjithashtu zbuloi se Leo Bonucci është një ndihmë e madhe dhe po e ndihmon jashtë mase portugezin të ambientohet tek Juve.

“Ai ka shumë eksperiencë dhe më jep gjithmonë këshilla. Fokusi im i vetëm është të përmirësohem dhe unë stërvitem çdo ditë për ta bërë këtë gjë.”

Related posts

NDODH EDHE KJO/ Nuk njeh Stam, trajnerin e vet. Gafa e klubit amerikan bën xhiron e botës…

F.autor

Marcos Rojo: Mourinho më ka urdhëruar të driblohem nga Alexis Sanchez

Sadik.Autor

500 FITORE/ Këto janë statistikat e frikshme të “Jashtëtokësorit”

Delo.autor

Leave a Comment