Futboll Sport

500 GOLA NË KARRIERË/ Ish kapiteni i Anglisë uron sulmuesin Ibrahimoviç

David Beckham ka thënë me shaka se Zlatan Ibrahimoviç është “me të vërtetë, me të vërtetë i vjetër”, pasi e lavdëroi superstarin e LA Galaxy për golin e tij të 500-të të karrierës. Ibrahimoviç u bashkua në “podium” me yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldos, dhe atë të Barcelonës, Lionel Messi, si lojtari i tretë aktiv, që shënon 500 gola mes klubit dhe kombëtares. Ai e bëri këtë gjatë humbjes 5-3 të Galaxy në Toronto, në MLS, të shtunën.

Kapiteni i mëparshëm i LA Galaxy, Beckham, i cili luajti së bashku me Ibrahimovic te kampionët francezë të PSG, e falënderoi golashënuesin kryesor të Suedisë për të gjithë karrierën.
“Zlatan, dua të të them urime, – tha Beckham në një video të përbashkët nga Galaxy. – 500 gola, çfarë karriere, çfarë lojtari, çfarë arritjeje! Kënaqësi për të luajtur me ju dhe kundër jush!
500 gola…, që ju bëjnë me të vërtetë, me të vërtetë të vjetër, por në një aspekt serioz”.

Pas fillimit të karrierës së tij në Malmo (18 vjeç) të Suedisë, Ibrahimovic ka shënuar gola për gjigandët holandezë të Ajax (48), Juventus (26), Inter (66), Barcelona (22), AC Milan (56) PSG (156) dhe Manchester United (29). Ibrahimoviç ishte golashënuesi më i mirë i PSG, me 156 gola, përpara se Edinson Cavani të thyente rekordin e tij në janar.

Related posts

“SPORT BIBLE”/ Tifozët votojnë për “Lojtarin më të mirë të vitit”, ja favoriti (FOTO)

Delo.autor

ABSURDE/ Më OFENDOJNË se nuk jam si të tjerët, tifozët më thërrasin LESBIKË

Isa.Autor

Lajm fantastik për tifozët e Interit, para ndeshjes vendimtare me Lazion

Sadik.Autor

Leave a Comment