Futboll La Liga Sport

PO SHKËLQEN/ DEMBELE më i mirë se MESSI, ja statistikat e tij FANTASTIKE

Ousmane Dembélé nuk mundi ta shijonte si duhet sezonin e tij të parë te Barcelona. Ai nuk u shfaq si udhëheqësi, golashënuesi, lojtari vendimtar në “Camp Nou”, sikurse kishte bërë te Borussia Dortmund. Sulmuesi francez ka provuar ta heqë shijen e keqe të gojës, që i la atij viti i parë te Barcelona, periudhë e cila u shenjua nga dy lëndime.

Kësaj here ai ka një start ëndrrash, sepse është një nga protagonistët e mëdhenj të grupit katalanas. Francezi po e rikuperon kohën e humbur dhe në kapitullin e rezultateve tashmë i ka 4 gola, sa në sezonin e tij të parë. Dembélé është në nxitim për të treguar që, nëse Barça ka paguar verën e vitit 2017 një shumë të caktuar prej 105 milionë eurosh për të, e cila mund të jetë 147 në varësi të variablave, nuk duhet të pendohet.

Faktet po i japin atij justifikim në këtë pikë. “11” azulgrana është titullar i padiskutueshëm për trajnerin Valverde (këtë sezon) dhe ai po përgjigjet me shfaqje bindëse. Dembele shënoi gol në finalen e Superkupës Spanjolle kundër Sevilla (2-1), zgjidhi ndeshjen e ngushtë në “José Zorrilla de Valladolid” me një gol të vetëm (0-1) dhe arriti kulmin të shtunën e kaluar në “Anoeta”, me një tjetër gol (1-2), që ishte me vlerë trepikëshe për katalanasit.

Dembélé është “specializuar” në ndeshjet e këtij sezoni. Dhe ja përse: tani për tani, të tria ndeshjet që Barça ka luajtur larg nga “Camp Nou” i ka zgjidhur me rezultat të ngushtë, në sajë të një goli nga francezi në pjesën e dytë, kur ekipi kishte më shumë nevojë. Në koloseumin e Barcelonës ai nuk ka shënuar gol kundër Alaves, në ndeshjen e parë të La Liga-s, por në pjesën e dytë, kundër Huesca. Goli i tij ishte i qetësisë, sepse vulosi fitoren 4-2 në pjesën e dytë. Lojtari francez ka besimin e plotë të trajnerit dhe atë të shokëve të tij.

Related posts

Si po ia humbin gjyqtarët madhështinë futbollit, edhe sa kohë do të jemi “pengje” të këtyre njerëzve?

Sadik.Autor

GOLASHËNUESI MË I MIRË! Lewandowski fitoi Këpucën e Artë: Jam shumë krenar, duhet të…

F.autor

PARTIZANI FORCOHET NË TREG/ Vlerësohet më shumë se në fundin e sezonit të kaluar

F.autor

Leave a Comment