Futboll Sport

LEGJIONARËT/ Shtyhet debutimi i MAVRAJT me Arisin, BASHA vijon titullar

Arisi do të luajë ndeshjen e radhës në kampionatin grek të futbollit. Skuadra, ku tashmë luajnë dhe dy futbollistët e kombëtares shqiptare Migjen Basha dhe Mërgim Mavraj, ka publikuar formacionin pak minuta para ndeshjes ndaj Levadiakos. Në formacionin titullar bën pjesë vetëm mesfushori Migjen Basha, i cili ka luajtur edhe më herët si titullar me skuadrën e Superligës greke. Ndërkohë mbrojtësi i sapo bashkuar me Arisin, Mërgim Mavraj do të duhet të presë ende për debutimin.

Ai nuk bën pjesë as në listën e zëvendësimeve. Nuk ka ndonjë shpjegim për këtë, por afërmendsh kuptohet që Mërgim Mavraj ende mund të mos jetë gati për të luajtur, për shkak se mbrojtësi kaloi gati gjysmën e sezonit pa u aktivizuar në Gjermani. Gjithsesi pritet që qendërmbrojtësi kuqezi të aktivizohet në ndeshjet në vijim, pasi të jetë ambientuar me ekipin e ri dhe të ketë kapur formën e tij më të mirë për të qenë gati.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ RAPID WIEN/ Spalletti: Icard? ja si zgjidhen këto situata kur ruan qetësinë

Delo.autor

E BUJSHME/ Sanchez gati të LARGOHET nga Man United, nis bisedimet me gjigantët SPANJOLL

Isa.Autor

SHKELI RREGULLAT E BASTEVE/ FIFA hedh poshtë apelimin e Atletico e Madrid

Delo.autor

Leave a Comment