Futboll Sport

Flamurtari-Skënderbeu/ Formacionet: Ja si do të rreshtohen skuadrat

Do të luhet në Vlorë supersfida përmbyllëse e javës së katër mes Flamurtarit dhe Skënderbeut. Të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren për të “rrëmbyer” vendin e parë. Si vlonjatët ashtu edhe korçarët ndodhen në kuotë të njëjtë pikësh teksa në 3 javët e para kanë arritur të sigurojnë 7 pikë.

Në total Flamurtari dhe Skënderbeu janë përballur 133 herë me njëra-tjetrën. 51 herë ka fituar skuadra korçare, 49 vlonjatët dhe 33 sfida janë mbyllur në barazim. Nuk mungojnë surprizat në formacionet e të dyja skuadrave. Teksa trajnerët i kanë pasur zgjedhjet e cunguara.

FORMACIONET ZYRTARE:

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Sirghi, Pollozhani, Kotobelli, Deliaj, Batha, Hyseni, Torasa, Musta, Bushiç. Trajner: Ilir Daja

Skënderbeu: Teqja, Lulaj, Radas, Sambou, Aliti, Dita, Muzaka, Demte, Gripshi, Bregu, Oto Xhon. Trajner: Orges Shehi

Related posts

Lumë ofertash për Skriniar, Interi refuzon shifrën e çmendur

Q.Autor

Humbja poshtëruese ndaj Kroacisë, Messi largohet nga fusha pa përshëndetur tifozët

Sadik.Autor

POLEMKAT PËR “ARRATISJEN” NGA ITALIA/ Higuain paska pasur hall të madh, që “braktisi” Italinë

Delo.autor

Leave a Comment