Futboll Kategoria Superiore Sport

RENDITJA NË SUPERIORE/ Arratisje “bardheblu” me hap titulli, ja si ndryshon situata…

Renditja e Kategorisë Superiore sheh arratinë e parë të madhe të një skuadre në luftën për titull që pas dy ndeshjeve të para të javës së 8. Tirana ka krijuar një distancë të ndjeshme me ndjekësit dhe ka përfituar maksimalisht nga hapi i gabuar i Kukësit.

Bardheblutë, pasi mundën Dinamon në derbin e kampionatit, janë tashmë të shkëputur me 6 pikë nga Teuta e vendit të dytë, ndërsa kanë një seri prej 6 fitoresh e 2 barazimesh në këto javë të para, padyshim një hap titulli për ekipin kryeqytetas. Ndërsa Dinamo mbetet në kuotën e 9 pikëve me humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit, shumë larg pretendimit të deklaruar të kreut të renditjes.

I humburi i madh i kësaj dite ka qenë Kukësi, që është mposhtur në Korçë nga Skënderbeu dhe mbetet në vendin e dytë në klasifikim, por tashmë më larg bardhebluve kryesues. Një pozicion deri diku i kënaqshëm, por jo një bilanc pikësh që pritnin drejtuesit e verilindorëve.

Ndërsa fituesi i javës që tani është Skënderbeu, që siguroi fitoren e parë dhe kjo i mjafton që të largohet nga vendi i fundit në klasifikim, duke pritur i qetë ndeshjen e rivalëve direkte, Partizani dhe Kastrioti.

JAVA 7

Të shtunën

Skënderbeu-Kukësi 2-1
54’ Dumfur, 84’ Mensah / 90+11’ (p) Hila

Tirana-Dinamo 4-0
45’ Seferi, 56’, 61’ Xhixha, 82’ Hoti

Të dielën

Kastrioti-Partizani 13:45

Laçi-Teuta 13:45

Të hënën

Egnatia-Vllaznia 13:45

Related posts

“IT’S COMING HOME”/ Koreografia spektakolare pushton qiellin e Londrës. Shikoni çfarë bëjnë anglezët para finales (VIDEO)

Delo.autor

PËRBALLJA NË CHAMPIONS/ Rivaldo: Eliminimi ndaj Napolit do të ishte fundi i trajnerit Setien

Delo.autor

MERKATO E DIMIRIT/ 10 blerjet më të shtrenjta të janarit, Goditje të zgjuara apo të nxituara?

Delo.autor

Leave a Comment