Po luhet në Vlorë supersfida përmbyllëse e javës së katër mes Flamurtarit dhe Skënderbeut. Të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren për të “rrëmbyer” vendin e parë. Si vlonjatët ashtu edhe korçarët ndodhen në kuotë të njëjtë pikësh teksa në 3 javët e para kanë arritur të sigurojnë 7 pikë.
Në total Flamurtari dhe Skënderbeu janë përballur 133 herë me njëra-tjetrën. 51 herë ka fituar skuadra korçare, 49 vlonjatët dhe 33 sfida janë mbyllur në barazim. Nuk mungojnë surprizat në formacionet e të dyja skuadrave. Teksa trajnerët i kanë pasur zgjedhjet e cunguara.
LIVE| Flamurtari-Skënderbeu 0-0
KOMENTI LIVE:
Mbyllet pjesa e parë, 0-0.
44′ Pranë golit Flamurtari. Bushiç gjuan nga brenda zonër, por pret mjaft mirë portieri Teqja.
39′ Gripshi ndëshkohet me karton të verdhë për simulim në zonë. Nuk proteston lojtari.
37′ Duel i luftuar në çdo metër të fushës.
32′ Krasniqi depërton bukur në krahun e majtë dhe futet në zonë, por në momentin e fundit ndëryn Sirghi duke ia marrë topin.
29′ Pollozhani bën një ndërhyrje deçizive, duke ia hequr topin nga këmba Gjergji Muzakës që po i drejtohej portës.
23′ Atmosferë elektrizuese në shkallët e stadiumit.
21′ Dita ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.
20′ Bregu zihet në pozicion jashtë loje, teksa del i vetëm përballë portierit, pas një asisti të Radas. Nuk janë dakord korçarët me këtë vendim.
19′ Gripshi merr një top të bukur nga e djatha dhe provon të shërbej për Krasniqin në zonë, por largojnë mbrojtësit vlonjatë në këndore.
15’ Goditje dënimi në krahun e djathtë për Skënderbeun, Radas mundohet të harkojë në zonë, por largojnë vlonjatët.
13’ Dita mundohet të gjuajë nga jashtë zonës, ndalet nga një ndërhyrje e saktë e Deliajt, i cili e bllokon në momentin e goditjes.
10′ Goditje këndi për Flamurtarin, kroson Torasa por Batha shkakton faull në sulm.
7′ Flamurtari jep sinjalin e parë. Sirghi gjuan me kokë pas topit të harkuar nga këndi, topi përfundon mbi kuadrat.
4′ Gabime të shumta në pasime nga të dyja skuadrat.
1′ Përballja nis e ashpër, Kotobelli ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Vangjelit duke shkaktuar faullin e parë.
1′ Ka filluar takimi në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës. Vendasit luajnë topin e parë nga qendra.
FORMACIONET ZYRTARE:
Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Sirghi, Pollozhani, Kotobelli, Deliaj, Batha, Hyseni, Torasa, Musta, Bushiç. Trajner: Ilir Daja
Skënderbeu: Teqja, Lulaj, Radas, Sambou, Vangjeli, Aliti, Dita, Muzaka, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi
Gjyqtar: Andi Koçi (Durrës)