Futboll Seria A Sport

BËM BABA TË TË NGJAJ/ Djali i TOTTIT i bën të gjithë për vete me gjestin e madh 

Kristian Toti, djali më i madh i kapitenit legjendar të Romës, Françesko Totit, ka bërë bujë në mediat italiane, me një gjest të madh të bërë ndaj kundërshtarit.

Ai ishte pjesë me skuadrën e Romës në turneun “Madrid Football Cup”, një kompeticion që mblidhte skuadrat më të mira U-14, në Europë. Dhe, gjatë një ndeshje, Kristian Toti u përplas me portierin kundërshtar, i cili mbeti i shtrirë në tokë pas bërrylit që mori në kokë.

Djali i Totit, jo vetëm që ndërpreu menjëherë lojën, por shkoi edhe te portieri për t’i kërkuar ndjesë, e për të parë gjendjen e tij. Më pas, ai foli edhe pas ndeshjes për këtë rast: “Çfarë i thashë portierit? E pyeta nëse ishte mirë, nuk më interesonte fare të shënoja, por vetëm të dija se si ishte gjendja e tij.”

Related posts

PAS 5 VITESH/ Gjasula e mbyll me kombëtaren: Plotësova ëndrrën, tani i hap rrugën të rinjve

F.autor

PLAS TEK SPANJA/ “Rivaliteti” REAL-BARÇA: Shikoni si ENRIQUE pret RAMOS (VIDEO)

Isa.Autor

Lëndohet rëndë portieri tunizian, shpërthen në….

Sadik.Autor

Leave a Comment