Futboll Sport

E PAZAKONTË/ Gruaja e BUFFONIT bën “gafë”: Në finale të Championsit shkon…

Gruaja e Bufon, Ilaria D’Amiko është gazetare ne emisionin futbollistin që zhvillohet në Itali, “Fuorigioco”. Ajo ka dhënë mendimin e saj për kompedicionin që nis sot, Champions Ligë, por ka bërë një “gafë” të pafalshme.

Ajo është shprehur se i pëlqen puna që po bën Sarri dhe shpreson që ai ta fitojë Ligën e Kampionëve, madje shkon edhe më tej duke parashikuar finalisten tjetër. “Në finale unë shoh një Mançester Siti-Çelsi ose Mançester Siti-Juventus. Siti më duket një ekip i fortë dhe i denjtë për Champions, por unë shoh me kuriozitet punë e Sarrit. Ai nuk po njeh humbje dhe duket se ka një mundësi të mirë për në finale”, u shpreh D’Amiko.

Kujtojmë këtu se Çelsi nuk merr pjesë në Ligën e Kampionëve, por në Europa Ligë. Ndeshjen e parë londinezët do ta zhvillojnë të enjtën ndaj Paok në transfertë. Ndërkohë ajo ka “harruar” PSG-në e bashkëshortit të saj.

Related posts

Kovacic jashtë planeve të Zidane, United dhe Inter nisin garën

Q.Autor

PËRBALLJA ITALI-AUSTRI PËR “EURO 2020″/ Eriksson: Mancini? E kisha kuptuar 30 vite më parë…

Delo.autor

“KAM REFUZUAR DY KOMBËTARE”/ Trajneri Mourinho: Europiani? Anglia mund të triumfojë, por…

Delo.autor

Leave a Comment