Futboll Sport

E DHIMSHME/ RACIZËM në Rumani, TIFOZËT THERIN me THIKA 2 basketbollistë nga…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rumani, ku dy basketbollistë amerikane që luajnë me skuadrën e Cuza Sport janë rrahur dhe më ps goditur me thikë nga disa tifozë, në një local në qytetin e Braila. Bëhet fjalë për Darell Bowie (24 vjeç) dhe Joseph McClain (25 vjeç), që ndodheshin një një lokal kur ka ndodhur ngjarja e rëndë. Fillimisht ata janë afruar nga një persona, që i ka provokuar dhe ka tentuar t’i godasë, por janë larguar. Më pas janë rrethuar nga një grup prej 8-9 personash, që kanë nisur t’i godasin me shkelma e grushte, por edhe me thika.

Dy basketbollistët amerikanë janë dërguar me urgjencë në spital: McClain është operuar në spitalin e qytezës, ndërsa Bowie është dërguar me helikopter në Bukuresht, pasi dëmtimet me thikë ishin më të rënda dhe në disa pjesë të trupit. Por të dy, fatmirësisht, janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mediave rumune, shkak i këtij incidenti të rëndë është ngjyra e dy lojtarëve amerikane. McClain tha: “Na sulmuam pasi jemi me ngjyrë. Nuk kemi provokuar askënd dhe nuk kemi thënë asnjë fjalë. Ishim në punën tonë”, duke mohuar zërat se kishin ngacmuar një vajzë, e fejuara e një “të forti”.

Related posts

Manchester City – Swanseas, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Surpriza, Ferrari nis bisedimet me pilotin gjerman…

Delo.autor

NGA MANCHESTER UNITED TEK MILAN/ Mbrojtësi Dalot: M’u realizua një ëndërr, ja çfarë premtoj…

Delo.autor

Leave a Comment