Futboll Premier League Sport

PLAS NË ANGLI/ Tifozët e Liverpool “kryqëzojnë” trajnerin Klopp, për SHAQIRIN

Jurgen Klopp u desh të bënte një zgjedhje të vështirë mbrëmjen e të martës, kur përzgjodhi formacionin e Liverpool, me të cilin të kuqtë përballen me Paris Saint-Germain, në sfidën e parë të këtij edicioni të ri të Champions League. Sulmuesi i tij kryesor, Roberto Firmino mungoi në stërvitjen e të hënës, pas atij dëmtimi në sy në ndeshjen e Premier League ndaj Tottenham, pas asaj pëplasje me Jan Vertonghen. Nuk ishte e qartë nëse Firmino do të rikthehej në formacionin e të kuqëve për sfidën ndaj PSG, por përpara ndeshjes së të martës, vetë tekniku Klopp konfirmoi se braziliani do të ulej në pankinë.

Në vend të tij, në krye të sulmit për sfidën çelëse të Champions League është përzgjedhur nga trajneri gjerman, Daniel Sturridge, por duket se me këtë zgjedhje, tekniku Klopp ka ngjallur irritimin e tifozerisë së kuqe, me shumë fansa që e kanë konsideruar të gabuar vendimin e tij. Shumë tifozë do të kishin preferuar të shihnin në formacion futbollistin me kombësi shqiptare, të Zvicrës, Xherdan Shaqiri. I fuqishëm ka qenë zëri i tifozëve të Liverpool në rrjetet sociale kundër vendimit të Klopp. “Aktivizimi i Sturridge si titullar është një gabim monumental! Duhej të kishte zgjedhur Shaqirin”, ishte përmbajtja e komenteve të shumta të tifozerisë së Liverpool, me të publikuar formacioni zyrtar me të cilin të kuqtë përballen me PSG.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Bayern Munich hap thesin, gati 80 milionë euro për mesfushorin madrilen…

Delo.autor

COVID-19 NË “BERNABEU”/ Lojtarët nuk lejohen të dalin nga makinat. Katër të tjerë dhe Ancelotti Jr. rezultojnë pozitiv

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ NBA tronditet nga Covid-19, ndeshje të anulluara dhe skuadra me pak lojtarë

Delo.autor

Leave a Comment