Champions League Futboll Sport

SPEKTAKOLARE/ INTERI shpërthen në fund dhe fundos Tottenhamin në “San Siro” (VIDEO)

 Inter është rikthyer “Pazza” në Champions League teksa ka mposhtur Tottenham me rezultatin 2-1 falë golave të Icardi-t dhe Vecino në fund të takimit. Ishte një ndeshje e karakterizuar nga shumë gabime të vendasve por që në fund ishte atmosfera elektrizuese e San Siro-s dhe perla e Icardi-t që kanë mundësuar këtë rezultat të madh.

Ndeshja nisi me një ritëm të kënaqshëm në një San Siro të mbushur plotë teksa ishin vendasit ata që kishin lojën në kontroll ndërsa Tottenham mendon të mbrohet dhe të kundërsulmojë. Megjithëse Inter ka topin në zotërim për shumicën e kohës, nuk arrin të prodhojë mundësi goli pasi lojtarët e Spalletti-t bëjnë shumë gabime në pasime dhe shpeshherë pozicionohen gabim. Icardi lihet në hije nga Vertonghen dhe Sanchez, Nainggolan akoma nuk është përshtatur dhe rreziku Zikaltër zakonisht vjen nga Perisic dhe Politano.

Mundësia e vetme që ia vlen të përmendet është ajo e Harry Kane pas një pasimi të artë të Eriksen, por sulmuesi anglez pasi e merr mirë topin nuk arrin të driblojë Handanovic. Pas pushimit ndeshja nuk ndryshon, por miqtë arrijnë të gjejnë golin e avantazhit falë Eriksen me pak fat.

Mesfushori danez lëshon një predhë nga distanca e cila devijohet nga Handanovic, me topin që shkon përsëri tek Eriksen që me provën e dytë nuk gabon megjithëse topi devijohet duke u bërë i pakapshëm për portierin e Inter. Inter nuk reagon edhe pas golit të pësuar, ndërsa Tottenham ka më tepër hapësira pas golit dhe rrezikon disa herë të tjera për të siguruar fitoren. As ndryshimet e bëra nga Spalletti nuk ndryshuan asgjë, Inter mbeti i turbullt në ndërtimin e aksioneve teksa mundohet vetëm të luajë me topa të gjatë që nuk pinë ujë ndaj Spurs. Por nga hiçi erdhi goli i barazimit me anë të perlës së Mauro Icardi-t nga distanca. Sulmuesi argjentinas godet me të parën një top të krosuar nga e majta duke i dhënë shpresë zikaltërve. Inter merr zemër dhe në kohën shtesë arrin të përmbysë rezultatin me golin e Vecino nga goditja e këndit.

Related posts

PSG E NIS KAMPIONATIN ME TRIUMF/ Cavani-Mbappe i japin fitoren e parë

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Guardiola: Jam i detyruar ta bëj një gjë të tillë, s’kam alternativë tjetër

Delo.autor

Largimi i Ronaldos/ Florentino Perez po përgatit “bombën” e kësaj merkato vere

Isa.Autor

Leave a Comment